Zv. Drejtori i NALT-it viziton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent
Zv. Drejtori i NALT-it viziton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Zv. Drejtori i NALT-it viziton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Krijuar në datën 10/25/2022

Sot me dt.25.10.2022 në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent , zëvendësues Drejtori i Pergjithshëm z. Shefki Abdullahu priti në takim njohës dhe diskutimi miqësorë zv. Drejtorin e NALT-it z. Paul SHEWRY të shoqëruar nga këshilltari dhe  ndërlidhësi  LTC. Joseph BOLCAR  

Në fjalën hyrëse përveç mirë se ardhjes, z. Abdullahu shkurtimisht njoftoi të pranishmit për aktualitetin me të cilin po përballet Agjencia e Menaxhimit Emergjent, shtuar kësaj edhe planet dhe sfidat me të cilët është përballë zhvillimi në kahen e admiruar.

Nga përfaqësuesit e NALT-it në diskutim miqësorë u trajtuan mundësit dhe gatishmëria për ta asistuar dhe ndihmuar institucionin e AME-s drejt arritjeve të pritshme, si dhe reformave të planifikuara në pajtueshmëri me plotësim ndryshimet e bazës ligjore ,proces ky i cili tani më është në vazhdimësi.

Takimi u përmbyll me zotimet nga të dy palët për intensifikim të bashkëpunimit , për të avancuar dhe dinamizuar zhvillimet e pritshme në një të ardhme të afërt.